30nëntor 2015 – Kryetari i PD-së së Durrësit denoncon një ndërtim pa leje në zonën që dikur I përkiste komunës Rrashbull, sot Bashkisë së Durrësit. Sipas Osman Stafës shumë pranë autostradës Durrës-Tiranë ka nisur ngritja e disa kapanoneve, pa asnjë kërkesë ligjore për ndërtimin e tyre. “Ndonëse ka vetëm 1 muaj e gjysmë që nisën punimet, siç e shikoni vetë, objekti është në përfundim e sipër”, u shpreh Stafa, nga terreni.
“E bëj sot këtë denoncim që kushdo duhet të jetë i njëjtë përballë ligjit, si një pushtetar, ashtu dhe një qytetar i thjeshtë. Kur për një ndërrim dritareje qytetari arrestohet dhe mbi të ushtrohet presion, konstatojmë se pas nesh po ndërtohen magazina pa fund dhe ligji nuk funksionon. Pjesëtarë të familjes Dako janë pas këtij ndërtimi”, denoncoi Osman Stafa.
/portali DurresLajm/





