Ben Blushi, nga sot Drejtor i Përgjithshëm i "Top Channel"

Postuar: 29/01/2018 - 11:27

Duke nisur nga dita e sotme, Ben Blushi do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i "Top Channel". Lajmin e ka dhënë vetë Presidentja e kompanisë, Vjollca Hoxha në një komunikimin që ka bërë me drejtuesit e departamenteve të "Top Channel"-it.

"Kam kënaqësinë të njoftoj të gjithë shikuesit dhe punonjësit e "Top Channel" se duke filluar nga sot z.Ben Blushi do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i "Top Channel".

Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan që ka vendosur pavarësinë dhe të vërtetën mbi çdo interes, jam e bindur se z.Blushi do të ndihmojë "Top Channel" për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në krejt hapësirën shqipfolëse.

Dua t’i siguroj të gjithë se "Top Channel" i mbetet besnik parimeve tona si një media e lirë, e pavarur dhe profesionale, e cila ka qenë, është dhe do të jetë përherë në shërbim të së vërtetës dhe lirisë së informimit", thuhet në komunikimin e Presidentes Vjollca Hoxha.

Lajmi është publikuar edhe në faqen zyrtare të "Top Channel".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga figurat më të njohura të "Top Channel"-it, Monika Stafa, është rikthyer ditën e sotme në ekran, pas 2 vitesh shkëputjeje.

Beteja e së enjtes mbrëma po premton të jetë e ashpër që në startin e saj.

"Merkato" televizive duket se nuk përfunduar ende.

Pas një shkëputjeje prej dy vitesh ka ardhur koha që Renato të rikthehet në ekran për një eksperiencë të re.

Spektakli “Dance With Me” në Tv Klan do të rikthehet sërish këtë sezon me edicionin e tij të pestë.

Ervin Kurti prej dy sezonesh ka qenë pjesë e programit Top Show Magazine bashkë me Albana Osmanin.

Ndonëse këtë sezon u përfol se Luana Vjollca do të prezantojë “Big Brother VIP”, promoja e publikuar nga faqja zyrtare e “Top Channel” tr

Një koncert që shenjoi përmbylljen me sukses të sezonit turistik veror, u zhvillua mbrëmë te zona e “Sfinks”-it në shëtitoren e Durrësit.

Gazetarja Eni Vasili duket se në këtë sezon të ri televiziv nuk do të jetë më pjesë e ekranit të ‘News24’. Burime pranë ‘revistawho.com’,

Siç ishte mësuar, Bieta Sulo do të rikthehet këtë sezon para kamerave në “Top Channel”.