Brazil, 7 korrik 2014 – Kombëtarja e Gjermanisë do të përballet në një duel shumë të vështirë në gjysmëfinalen e botërorit përballë Brazilit. Por përveç se kombëtaren e Brazilit, skuadra e Joachim Low duhet ta mposht edhe mallkimin e një prifti brazilian.
Për brazilianët ndeshja me Gjermaninë parashikohej një ndeshje e vështirë, duke pasur parasysh edhe mungesat e Neymar dhe Silvas, por tashmë në ndihmë të tyre erdhi prifti, i cili pretendon se është ekspert i magjisë së zezë.
Prifti magjistar do të tentojë që t’ia vështirësojë lojën lojtarëve të Joachim Low-it për këtë ndeshje, ndërsa shënjestra e tij do të jenë portieri Manuel Neuer dhe Thomas Muller.
Prifti pretendon njëkohësisht edhe premton se këta dy lojtarë do të vuajnë shumë në lojë, si pasojë e magjisë që ky i fundit ka bërë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





