Qytetarët e Durrësit kanë mundësi të shijojnë atmosferën e bukur e të veçantë të festave të fundvitit në sheshin "Liria".

Ndërmarrja e dekorit të qytetit ka nisur prej disa ditësh zbukurimin e qytetit me drita e dekoracion të veçantë këtë vit. Dekorimi ka nisur në qendër të Durrësit në sheshin "Liria" i cili është kthyer në sheshin e shumë vizituar në këtë fund nëntori.

Dritat e Krishtlindjes kanë nisur të ndriçojnë qytetin bregdetar. Është një atmosferë këndjellëse, që i bën qytetarët edhe më optimistë, në festën e ndërrimit të viteve.      

Për dekor janë përdorur edhe materialet e viteve të shkuara, sepse buxheti i limituar, nuk ka lejuar ndërmarrjen të zgjerojë edhe në rrugë të tjera dekorimin e ndriçimin e rrugëve.  

Qytetarëve të Durrësit, ju mbetet të shijojnë atmosferën e ngrohtë, që përcjell sheshi qendror gjatë mbrëmjeve. Ndërkohë që në ditët në vijim pritet që të vendoset dhe bredhi i Krishtlindjeve në sheshin qendror të Durrësit.

Ndjekim pamjet e marra nga operatori ynë në mbrëmje!