Pasi bashkia Durrës njoftoi, se natën e ndërrimit të viteve në qytetin bregdetar do të organizohet një koncert dhe një spektakël fishekzjarresh nga kompania arabe, që pritet të ndërtojë portin turistik të Durrësit, dega lokale e Partisë Demokratike ka reaguar përmes kryetarit të emëruar të saj, Luan Hoti.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoti i bën apel kryebashkiakes së Durrësit, që të bëjë transparencë “per sa eshte vlera e truallit, qe do i falen kesaj firme nga Dubai, sa eshte vlera e projektit per ndertimin e portit te ri dhe nga kush do paguhet, sa eshte vlera e ndertimit te portit te ri dhe nga kush do paguhet”.

Postimi i plotë:

Festa patjeter që vjen magjike këte fundvitit zonja Kryebashkiake pas gllabërimit të 100ha truall nga kompania e Dubait dhe milionave euro që do shpenzohen nga taksat tona për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Por meqënese qenke kaq entuziaste per kete mega aferë korruptive sa po i fton qytetaret durrsake ti bashkohen kësaj feste, me detyrimin qe të jep ligji si drejtuese e emëruar e Bashkise nga klanet e shkaterrimit të ketij qyteti mijera vjecare, beju transparence dhe per sa eshte vlera e truallit qe do i falen kesaj firme nga Dubai, sa eshte vlera e projektit per ndertimin e portit te ri dhe nga kush do paguhet, sa eshte vlera e ndertimit te portit te ri dhe nga kush do paguhet.

E fundit, por jo me pak e rendesishme, po me fatin e 600 punonjesve te portit cdo te behet deri ne ndertimin e portit te ri?!

Duke qene se keni qene gjithmone e gatshme te beni transparence, sic bete me aferen e zjarrfikeseve dhe shtimin e fondit per Velieren qe nuk po perfundon kurre, beju qytetarave durrsake transparence per kete afere korruptive si dhurate per kete fundvit qe te pakten mos te ndihen bashkefajtore ashtu sic ndjehen per Velieren.