Një ceremoni çmimesh muzikore, ajo e së enjtes mbrëma e mbajtur në Coral Gables të Floridës, por duket se vëmendjen kryesore e ka tërhequr një person “muy caliente”.

Bëhet fjalë për Jennifer Lopezin, e cila duket se i ka ngritur së tepërmi temperaturat edhe kushtet klimatike nuk të ofronin diçka të tillë në orët e mbrëmjes.

Lopez ndërroi dy herë veshje, por fustanet e markës “Julien Macdonald” shfaqnin thuajse tërësisht format e saj të jashtëzakonshme, ku nuk mund të shpëtonte syve të të pranishmëve edhe fundshpina e saj.

Fillimisht ajo mbërriti me një fustan të zi me krahë të gjata, por që linte pa mbuluar pjesën më të madhe të pjesës së sipërme të trupit. Më pas, me fustanin e dytë të krijuar sërish nga dizenjatori uellsian, këtë herë ngjyrë gri, por që kërkonte vërtet guxim për ta veshur. Pa krahë dhe sërish tejet e hapur për publikun.

JLo performoi “single”-in e saj spanjoll, “Mirate”, ndërkohë që përveç vëmendjes, ajo rrëmbeu edhe dy çmime: njëri “artistja më sociale e vitit” dhe tjetri “Telemundo Star Aëard”.

Me këto veshje, Lopez solli edhe njëherë në vëmendjen e publikut format e dsaj të famshme, që duket se nuk I ka humbur po ta krahasojmë me foton e vitit 2000, kur aktorja dhe këngëtarja e famshme u shfaq me një fustan Versace, që e nxirrte po aq zbuluar.

E në 17 vite duket se Jennifer nuk ka humbur aspak nga sensualiteti i saj.