Rrudhat, njollat, aknet, dhe alergjitë e ndryshme që dalin në lëkurë, janë tepër të përhapura në ditët e sotme.

Për fat të mirë, sot nuk ka përse të shpenzosh një mal me para për të gjetur kremëra apo kura të shtrenjta kundër këtyre problemeve.

Ekspertët rekomandojnë shumë kura natyrale që funksionojnë, siç është ajo me majdanoz dhe limon të ciluen AgroWeb.org e sjell më poshtë.

Kombinimi i të dyjave jo vetëm që pastron lëkurën por edhe e zbardh atë.

Me përdorimin e majdanozit dhe limonit apo uthullës së mollës, lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme.

Vlerat e majdanozit për lëkurën

Majdanozi është shumë i pasur me vitamina dhe minerale.

Lëngu i tij përmban vajra esencialë që ofrojnë sasi të jashtëzakonshme të manganit dhe kaliumit.

Vlerat e majdanozit e bëjnë atë shumë të kërkuar nga njerëzit që vuajnë nga diabeti, infeksionet urinare, temperature, lodhja apo inflamacioni i syve.

Në industrinë e kozmetikës, majdanozi ka aftësi rigjeneruese dhe zbardhuese.

Ai ju vjen në ndihmë për eliminimin e skuqjeve të lëkurës, freskinë dhe zbardhjen e saj.

Si të përdorni majdanozin dhe limonin për shëndetin e lëkurës

Përbërësit

  • 1 lugë çaji me lëng limoni ose uthull molle
  • 2 lugë gjelle me majdanoz të grirë hollë
  • 200 ml ujë

Përgatitja

Në fillim duhet të zieni ujin në një tenxhere të vogël.

Më pas shtoni gjethet e grira hollë të majdanozit dhe lërini të ziejnë për 15 minuta.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet.

Shtoni lëngun e limonit ose uthullën e mollës dhe hidheni lëngun në një enë qelqi.

Ruajeni atë në frigorifer.

Përdorimi i lëngut të majdanozit dhe limonit

AgroWeb.org ju këshillon ta përdorni këtë lëng dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë duke lyer lëkurën.

Ai do të ngushtojë poret në lëkurë, do ta pastrojë dhe zbardhë atë.

Duke e përdorur këtë lëng në fytyrë, do të largoni njollat e errëta dhe lëkura juaj do të ketë një ngjyrë të njëtrajtshme.

Ajo do të ketë shkëlqim rinor dhe do të jetë më elastike.

Nëse e përdorni këtë lëng për gjatë gjithë muajit do të vëreni ndryshime befasuese.