29korrik 2015 – Një tjetër Mike Tajson shfaqet në Lushnjë. Barban Doga, 42 vjeç, u arrestua mbrëmë në fshatin Halilaj, pasi i këputi me dhëmbë veshin një bashkëfshatari të tij. Policia tha se i lënduari është A.Gj., 40 vjeç. Këtij të fundit, sipas policisë, Doga i kafshoi veshin e majtë, duke i këputur një pjesë të tij, e për pasojë i ka sjellë gjymtimin, shëmtimin e përhershëm të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkalës parë Lushnje për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Dhuna me kafshim veshi është rast i përsëritur në Shqipëri, duket i shtyrë nga rasti i ndeshjes së boksit mes Tajsonit dhe Hollifildit, ku kampioni i botës i këputi veshin me dhëmbë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/