Reperi i njohur Majk gjithmonë është në qendër të vëmendjes nga publiku dhe mediet rozë.
Përveç muzikës, ai pothuajse çdo ditë ka qenë lajm për shkak të jetës së tij private.
Së fundmi reperi ka postuar në Instagram një foto ku shihet i ulur në divan me një gotë në dorë, ndërsa pas tij në mur janë të vendosura dy portrete femrash.
“Vetëm unë dhe dy të dashurat e mia”- shkruan Majku përbri fotos, me tone humori.