KORCË- Deputeti i PS-së, Pandeli Majko nga Korca i është përgjigjur kryeministrit Sali Berisha lidhur me akuzat e bëra në adresë të opozitës nga Kisha Ortodokse Autoqefale në Tiranë nga ku uroi besimtarët ortodoks për Krishtlindjen.
Majko thekson se deklaratat e kryeministrit se "bllokman-ët e sotëm shemben Kishat dje", nuk kanë të bëjnë me ato që përfaqëson PS, ndërkohë që i kujtoi atij që PD nuk negocioi me PS, pasi në të kundërt ligjet do të ishin miratuar.
Duke iu rikthyer edhe një herë cështjes së Qarkut të Fierit, deputeti socialist thekson se Fieri po përdoret për të marrë qarkun e 12-të nga PD, pasi i ka marrë 11-të prej tyre.
Gjatë vizitës së tij të djeshme në Kishën Autoqefale Ortodokse e ndërtuar një vit më parë, kryeministri Berisha përveç urimeve gjeti rastin të akuzojë ata që siç tha ai, rrafshuan kishën ortodokse, aty ku sot ndodhet Hotel "Tirana". Ndër të tjera kreu i qeverisë u shpreh se, “Ata që shembën kishat, mbetën nën rrënojat e atyre mureve që ngritën, ndërsa sot kanë ngritur një mur të ri bllokimi, që sërish do ta shembim”, tha ai.