Deputeti socialist Pandeli Majko, deklaron në emisionin “Top Story” se është kundër Ben Blushit në lidhje me debatin që është hapur prej tij në Partinë Socialiste.

Edhe në këtë rast -thotë Majko- unë jam pro Blushit, megjithëse thotë se ka të drejtë në kritikat e tij për shkelje të statutit të PS-së.

Majko tha se disa reforma të rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria janë të lavdërueshme, duke përmendur reformën territoriale, çështjen e OSHEE-së apo kthimin e 700 milionë eurove borxhe. Për Majkon, Edi Rama është kryeministri më i mirë që Shqipëria ka pasur, duke e etiketuar si kokëderr të gjatë që i duhet të gjithëve.

“Problemi është që ky kokëderr i gjatë… se kokëderr është. Nuk mund të qeverisësh këtë vend pa qenë kokëderr për të bërë atë që të shkon, në këtë këndvështrim. Ky është një vend goxha i vështirë për t’u qeverisur dhe për të qeverisur këtë vend nuk duhet të qeverisësh vetëm vlerat, por duhet të qeverisësh edhe dobësitë e tij”, vijoi ai.