TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko deklaroi sot se nuk ka firmosur disa marrëveshje të Shqipërisë me Kosovën. Sipas Majkos, abstenimi i sotëm ka arsyen se dokumentat janë dhe në gjuhën serbe.
“Abstenova sot kundër dëshirës sime, për 3 marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ishin të nënshkruara nga ministrat e Drejtësisë së dy vendeve. Arsyeja e abstenimit ishte se marrëveshjet në fjalë ishin nënshkruar në shqip dhe… serbisht. Kjo ndodh për herë të parë në marrëveshjet e nënshkruara midis dy shteteve. Mendoj se gjuha serbe nuk mund të jetë gjuhë “ndërkombëtare” për marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është një precedent që ngjall keqardhje”, tha Majko në rrjetin social 'Facebook'.