KORCË- Duke u ndalur në debatin  e fundit që ka mbërthyer politikën shqiptare javën e fundit, atë për frymën nacionaliste, deputeti socialist Pandeli Majko e ka cilësuar atë pjesë të fushatës elektorale. Nga Korça deputeti Majko bëri apel që të tregohet kujdes për të mos tejkaluar patriotizmin. 

“Mund të ketë deklarata të papritura që kalojnë rregullat. Jemi në prag fushate, një pjesë e deklaratave bëhet për vota. Duhet të dallohen deklaratat që tejkalojnë patriotizmin”,- tha Majko. 

Duke komentuar mos marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE, Majko theksoi se do jenë zgjedhjet e vitit 2013 që do të vendosin fatet e shqiptarëve.