TIRANE – Ish-kryeministri Pandeli Majko reagoi përmes rrjetit social “Facebook” në lidhje me aksionin e xhandarmësisë serbe për heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës. Sipas deputetit socialist, “ky akt vërteton se në Beograd qeverisin po ata që zhytën Ballkanin në gjakderdhjen e ndarjes së ish-Jugosllavisë”. 
 

“Serbia ka hequr me xhandarë, sot në ora 7 të mëngjesit përmendoren e dëshmorëve të lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve, nga qendra e Preshevës. Ky akt kërkon ti rivrasë ata që u vranë nga regjimi i Miloshevicit. Vërteton se në Beograd qeverisin po ata që zhytën Ballkanin në gjakderdhjen e ndarjes së ish-Jugosllavisë. Hoqën një “copë gur” por ringritën historinë që shkruajtën ata djem që dhanë jetën për popullin e tyre. Kush mund të vendosë një tufë me lule tek vendi i lapidarit të hequr do ti isha mirënjohës. 
Lavdi dëshmorëve të kombit! Ata ishin edhe dëshmorët e mij!”- shkruan Majko në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.