KORCE, 02 mars 2013– Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko në një takim që ka patur në qytetin e Korçës ka folur për përmbytjet që ndodhin në fushën e Maliqit dhe për të cilat duhet gjetur patjetër një zgjidhje.

“Përmbytjet në fushën e Maliqit janë kthyer në një rutinë, duhet gjetur patjetër një zgjidhje”, është shprehur Majko.

Deputeti i Partisë Socialiste në takimin e tij ka folur edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, duke u shprehur se :

“Ne jemi gjithmonë në mbështetje të policies. Të vrasësh një punonjës policie do të thotë të godasësh shtetin”, ka thënë Majko.