25 prill 2015 – Në media është folur shpesh për një lloj xhelozie mes Grida Dumës dhe Majlinda Bregut.

Në një intervistë për Adi Krastën në 'Agon Channel', Bregu tha se nuk ka asnjë xhelozi ndaj ish-vartëses së saj në kohën kur drejtonte Ministrinë e Integrimit. 

E pyetur për garën në Durrës, ajo deklaroi se nuk e di nëse Grida Duma do ta fitojë bashkinë e këtij qyteti.

Një pjesë nga intervista:

Krasta: Grida Duma e fiton Durrësin?

Bregu: Nuk e di që të jem e sinqertë…

Krasta: Do ta mbështesësh?

Bregu: Nuk e di… siç për çdo kandidat të PD-së…

Krasta: Do ta mbështesësh?

Bregu: Absolutisht po, nuk besoj se ka ndonjë…

Krasta: Ndonjë dyshim…?

Bregu: Ndonjë dyshim për këtë lloj legjende urbane dhe të këtij lloji konflikti femëror… kjo nuk ka lidhje dhe nuk ka të bëjë me mua. Por, ka ndonjë interes, mos qoftë dëshirë për t’i parë gratë të kapen për flokësh me njëra-tjetrën.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/