Francë, 24 prill 2014 – Majlinda Kelmendi është kampionia e re e Evropës. Xhudistja kosovare e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Francë, duke dominuar absolutisht ndaj të gjitha kundërshtareve. Kelmendi e fiton për herë të parë këtë kompeticion në karrierën e saj.Xhudistja kosovare e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në takimin e dytë u përball me rumunen Florian Alexandra Larisa, të cilën e mposhti me Ippon.

Ajo e fitoi grupin dhe siguroi një vend në mesin e katër më të mirave pasi mundi armenen Zhanna Stankevich.Në gjysmëfinale, Majlinda u përball me gjermanen Mareen Kraeh, për të shkuar në finale pas këtij takimi, ku pati punë me rusen Natalia Kuziutina, ndaj së cilës po ashtu triumfoi, duke u bërë kampione evropiane në kategorinë 52 kilogramë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/