27 prill 2014 – Krenaria e xhudos kosovare dhe mbarë shqiptare, Majlinda Kelmendi, e cila sapo është shpallur kampione e Europës në kategorinë 52 kg, zyrtarisht është shpallur xhudistja më e mirë në vitin 2013 në kontinentin e vjetër nga federata europiane e xhudos (EJU).
Lajmi vjen pas suksesit të kosovares në garën e mbajtur më herët gjatë kësaj jave në Montpellier të Francës, ku ajo për herë të parë në karrierën e saj fitoi titullin kontinental.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





