Majlinda Kelmendi është kthyer në Kosovë. Edhe pse e solli medaljen e artë të ‘grand sllem-it’ të Parisit, në aeroportin Adem Jashari nuk doli ta pres askush.
Majlinda thotë se nuk i intereson kjo punë, vetëm se nuk duhet përdorur emri i saj vetëm për lëvdata, kurse trajneri i saj ironizon me spektrin institucional të sportit.