Dario Doka, make up artisti i njohur, i cili ka shprehur hapur preferencën e tij për meshkujt ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” ku dhe ka ndarë disa detaje nga jeta e tij personale. Ai ka thënë se kur ishte i vogël luante me kukulla, edhe pse mamaja e tij i thoshte se kjo nuk ishte diçka e mirë.
Sevim Arbana: Fëmijët e vegjël, prindërit i dallojnë qëkur ato kanë preferenca, veshje…
Lindita Pano: Fëmijët kur janë të vegjël eksperimentojnë.
Dario Doka: Unë kur isha fëmijë luaja me kukulla. Mami më thoshte nuk është mirë. Kur u rrita më tha që duhet të marrësh një gocë. Shoqëria nuk të bën gay, nuk është rrugë e keqe sepse lind i tillë.
Lindita Pano: Është një trend në Amerikë tani që vajzat kërkojnë të bëhen çuna dhe një shkrimate e quan një epidemi në masë.
Rudina Magjistari: Pse vajzat ankohen se sot ka pak djemë për të krijuar lidhje?
Sevim Arbana: Kjo nuk ka lidhje fare me gay-t. Kemi një proces tjetër të shoqërisë. Në moshën 30 vjeç, sot është normale edhe të martohesh e lindësh edhe pas të 40-ave. Unë mendoj se Dorina e ka futur në mënyrë metaforike sepse nuk bëhesh dot gay, është natyrale.