Shumica e nuseve kujdesen shumë për paraqitjen e tyre në atë që ndoshta është dita e më e rëndësishme dhe shpesh i nënshtrohen punës së madhe për t’u bërë edhe më interesante. Flokët, fustani, dhe make-upi i saj gjykohet dhe flitet më shumë se ushqimi apo vendndodhja.
Arbër Bytyçi, make-up artisti nga Prizreni i Kosovës, është i specializuar në përmirësimin e karakteristikave somatike të grave. Deri tani, ai ka grumbulluar mbi 288,000 ndjekës në Instagram, duke ndarë rregullisht fotografitë e punës së tij.
Përveç projekteve të ndryshme të modës dhe bukurisë, një pjesë e rëndësishme e postimeve janë fotografitë para dhe pas të nuseve me të cilat ai punon. Transformimet e tyre të jashtëzakonshme…
Për të kuptuar se sa Arbri është vlerësuar, madje edhe ndërkombëtarisht, mjafton të hedhim një vështrim mbi fotot që pasyrojnë punën e tij.





