Një 12-vjeçar mbeti i plagosur sot në një aksident rrugor në fshatin Mëngël të Elbasanit.
Nga burimet zyrtare mësohet se shtetasi E.P., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip " Hondai" ka aksidentuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





