Një 21-vjeçare është plagosur rëndë në një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Policia bën me dije se “shtetasi K. S., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen A. H., 21 vjeçe”.

Mësohet se ajo pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Elbasan,”më pas është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.