Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Ali Demi” në Vlorë një automjet ka aksidentuar dy të mitur të moshës 14-vjeçare, teksa po kalonin rrugën.
Bëhet me dije se 42-vjeçari, drejtues i automjetit i ka transportuar të dy të fëmijët menjëherë në spital dhe tashëm ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË
Vlorë/Informacion paraprak
Në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





