Një fëmijë 4 vjeç ndodhet në spital pasi u aksidentua nga një makinë, në fshatin Vlosh në Fier.

Sipas informacioneve të policisë, i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se ai u përplas nga një 39-vjeçar.

“Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi M. Sh., 39 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin, në fshatin Vlosh, ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në një njoftim.

Policia shprehet se po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.