Një aksident ka ndodhur në Pogradec, ku drejtuesi i “Benz”-it qytetari N. A 48 vjeç ka aksidentuar një këmbësore 45-vjeçare me inivialet M. M.

Ajo është nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Pogradecit.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2023, rreth orës 07:15, në lagjen nr. 4, Pogradec automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. A., 48 vjeç, banues në Pogradec, ka aksidentuar këmbësoren M. M., rreth 45 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ndodhet në spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.