Një aksident me pasojë një të lënduar ka ndodhur këtë të hënë në Durrës, konkretisht në afërsi të Urës së Dajlanit.
Mësohet se shtetasi A.D., 45-vjeç ka përplasur këmbësoren 53-vjeçare e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 08.06.2020, rreth orës 10:30, në lagjen nr.13, Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit, një mjet me drejtues shtetasin A.D., 45 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen S.M., 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.





