Një aksident me pasojë vdekjen e një burri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në bypass-in e Fierit.

Sipas policisë, rreth orës 03:00, në bypass-in e Fierit, automjeti tip “Volvo” me drejtues O. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një person rreth të 65-ve, i cili ende nuk është identifikuar.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.