Një i mitur është përplasur nga një makinë mesditën e kësaj të enjteje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. 

Nga burimet zyrtare mësohet se drejtuesja e mjetit, shtetasja R.A., është shoqëruar në komisariat ndërsa i mituri ndodhet në spital, jashtë rrezikut.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 12:45 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” automjeti me drejtuese R. A ka aksidentuar shtetasin e mitur K. L, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e automjetit shtetasja R. A do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.