Një aksident tragjik është regjistruar gjatë orëve të natës në rrethinat e Tiranës, duke i marrë jetën dy vajzave 17-vjeçare.
Policia njofton se si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë dy adoleshente. Viktimat janë identifikuar si shtetaset D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.
Viktimat ishin duke udhëtuar në mjet me 18-vjeçarin, F. SH., i cili drejtonte mjetin, si dhe dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç. Këta të fundit ndodhen në spital, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.
Njoftimi i policisë:
Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.
Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.





