GRAMSH,28 gusht 2013 –Një person ka vdekur në çast si pasojë e një aksidenti me makinë sot në afërsi të Gramshit.
Policia në vendngjarje bën të ditur se në afërsi të Gramshit, shtetasi Sabri Zogu, 60 vjeç ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte duke u gremisur në humnerë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se Zogu që ishte nisur nga Gramshi në drejtim të qytetit të Elbasanit ka qenë me shpejtësi të madhe. Mësohet se në momentin e aksidentit, Zogu ka qenë i vetëm në makinë. Në vendngjarje ndodhet policia, një ambulancë dhe banorë të zonës në përpjekje për të nxjerrë trupin nga automjeti.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.
/balkanweb/





