5 dhjetor 2015 – Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Liqeni i Bovillës-Zallherr. Një automjet në të cilin udhëtonin 9 persona, është rrëzuar në një humnerë, pranë liqenit të Bovillës, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe 7 të tjerë janë plagosur rëndë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ka identifikuar personat e mbetur të vdekur dhe të plagosur në aksidentin e rëndë.
Humbën jetën:
Zyber Bilja, 24 vjeç
Petrit Bilja, 40 vjeç
U plagosën:
Demir Hida, 30 vjeç
Avni Bilja, 28 vjeç
Durim Celami, 33 vjeç
Beqir Celami, 65 vjeç
Ylli Celami,
B.M.
Sipas policisë, të aksidentuarit ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre Fuoristradë me karroceri, me targa AA 046 CI, pasi kishin punuar gjatë ditës në tokat ku kanë banuar para se të zhvendoseshin në zonat e Tiranë. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke bërë që automjeti të përfundojë në humnerën prej 200 metrash thellësi.
/portali DurresLajm/