13 qershor 2015 – Një 44-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka përfunduar në humnerë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në rrugën e Çokallëve te liqeni i Farkës, ku mjeti tip “Mitsubish”, ka dalë nga rruga e ka rënë në humnerë.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i shoferit, shtetasi me iniciale A. Sh, banues në fshatin Farkë e Madhe.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/