19 maj 2015 – Një makinë ka dalë nga rruga e ka përfunduar në kanal, e si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin që lidh burgun Shënkoll, në Lezhë, me superstradën.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak se drejtuesi i mjetit ku po udhëtonin dy personat që u plagosën, ka humbur kontrollin.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/