Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin.
Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës. Ngjarja është shënuar në afërsi të zonës së Brrylit.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





