Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Mësohet se një makinë tip “BMW” ka rënë nga një lartësi pasi ka çarë barrierën dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Ndërkohë, shoferi ka ngecur i bllokuar brenda makinës, për shkak të dëmeve të shumta që ka pësuar mjeti.
Forca të policisë dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.





