PEQIN, 12 mars 2013- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin Elbasan-Rrogozhinë ku një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Bypas-in e Peqinit ku automjeti me targa të huaja YPI5346 i cili drejtohej nga 27-vjeçari Jorgo Bici ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri Shaqir Çela 30 vjeç dhe është plagosur drejtuesi i mjetit.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërkaq që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.





