Një aksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës, ku të paktën 2 persona raportohet të jenë plagosur rëndë. Mësohet se në aksident është përfshirë vetëm një makinë tip “Fiat”, e cila ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri që ndodhej brenda makinës tip “Fiat”.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, apo edhe identiteti i personave të përfshirë në të.