Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së shtunës, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga në segmentin Tapizë-Kamëz.

Policia tha se “Audi” me targa AA 086 RF doli nga rruga te rrethrrotullimi  i Tapizës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën shoferi i mjetit, 34-vjeçari E.H. dhe pasagjerja RR.Gj. 28 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe janë transportuar për në spital jashtë rrezikut për jetën edhe dy shtetase të tjera që ishin pasagjere në këtë mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të aksidentit. Dyshohet se shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia tej normave e drejtuesit të mjetit.