Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Qafa e Buallit-Krastë ku një makinë tip JEEP ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 4 persona.
Sipas policisë, katër të aksidentuarit, jo të së njëjtës familje, po udhëtonin për në një festë në Xixell të Martaneshit.
Në vendgjarje ka shkuar policia dhe ambulanca të cilët i kanë transportuar katër personat dhe aktualisht ata po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





