Pesë persona janë plagosur në një aksident të rëndë rrugor. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Korçë-Kapshticë në afërsi të fshatit Zvezdë.

Nga burimet e policisë, mësohet se një automjet tip “Nissan” me targa greke i drejtuar nga shtetasi Q.T., rreth 47 vjeç, banues në Cërrik ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, shtetasit  B.T., 49 vjeç; F.T., 46 vjeç, S.T., 19 vjeç banues në Cërrik dhe E.M., 35 vjeç, banues në Gramsh.

Ata u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku shtetasi B.T,  aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, informon policia e Korçës.

Është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.