Një tjetër aksident me dy të plagosur, një prej të cilëve një fëmijë 8 vjeç në gjendje të rëndë, ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në vendin e quajtur Zhamë.
Mjeti tip “Benz” i drejtuar nga Marindo Rona ka dalë nga rruga për rreth 200 metra, në çakull përbri karrexhatës dhe është përplasur në muret e një nënkalimi.
Për pasojë janë dëmtuar dy persona që udhëtonin si pasagjerë në mjet, ndërsa drejtuesi nuk ka pësuar asgjë.
Një prej të plagosurve, fëmija 8-vjeçar, pasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes është nisur për mjekim me të specializuar drejt Tiranës pasi gjendja shëndetësore ka qenë tepër e rëndë.
Sipas policisë së qarkullimit rrugor, aksidenti ndodhi pas drejtuesi i mjetit ishte përgjumur dhe kishte dalë nga rruga.





