Një aksident është raportuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Shkozës. Sipas policisë, një 35-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke rënë në lumin Lana.
Kanë qenë forcat zjarrfikëse ato që kanë bërë të mundur nxjerrjen e 35-vjeçarit, duke prerë automjetin.
Mësohet se i riu ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.
Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,-njofton policia.