Një 8-vjeçare mbeti e plagosur, pasi automjeti ku udhëtonte ajo bashkë me familjen e saj ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. 

Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”. 

“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët. Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti”,-njofton policia.