Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Shkodër, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në rrugën Shkodër-Velipojë, ku automjeti doli nga rruga duke rënë në kanalin anësor.
Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të shkatërrohet thuajse tërësisht. Identiteti i viktimës nuk bëhet ende me dije. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.





