Një makina ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Fushë Krujë duke përfunduar në kanalin në anë të saj.

Mësohet se automjeti ka humbur kontrollin prej shpejtësisë së lartë dhe lagështirës duke dalë nga rruga.

Nga përplasja janë plagosur 5 persona, ndër ta një grua bashkë me dy fëmijët e saj të mitur (5 dhe 6 vjeç).

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.