Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje. Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur aksidentin e plotë.