Një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e “Brrylit”, pranë urës tek Materniteti i Ri, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për të lënduar.
Sipas raportimeve, kur policia dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje, brenda automjetit të tipit “Volkswagen” nuk u gjetën as shoferi dhe as pasagjerë.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, dhe mjeti ka dalë nga rruga kryesore duke përfunduar në kanal.
Aktualisht, policia po kryen hetimet e nevojshme për të zbardhur ngjarjen dhe për të nxjerrë makinën nga kanali, si dhe për të identifikuar pronarin e saj dhe ndonjë të dëmtuar të mundshëm.