Një aksident me 2 persona të plagosur ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, në zonën e njohur si “Pusi i Mezinit”.

Nga të dhënat e para mësohet se një automjet me targa greke ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Shkak për këtë aksident është bërë mungesa e ndriçimit në rrugë si dhe amortizimi i saj.

Makina me targa greke ka qenë duke udhëtuar në hyrje të qytetit të Vlorës në afërsi të lagjes së Pusit të Mezinit, por mosnjohja e rrugës si dhe mungesa e ndriçimit ka bërë që të përmbyset në kanal.