Një automjet tip “Opel Astra” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me dy makina të parkuara.

Përplasja e mjetit tip Opel me dy mjetet e tjera tip Ford dhe Seat ka vetëm dëme materiale.

Në automjet udhëtonin 4 familjarë dhe asnjë prej tyre nuk ka pësuar dëmtime. Ngjarja në autostradën Rrogozhinë Lushnje disa qindra metra para rrethrrotullimit të Plugut.

Policia në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen. Nga të dhënat paraprake mësohet se drejtuesi i mjetit tip Opel ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Kjo është një pjesë e autostradës ku shpejtësia e lëvizjes është tepër e lartë dhe pse ka sinjalistikë që të detyron uljen e shpejtësisë.